Koreja e Veriut tha se Trampi duhet ta pranojë realitetin e ri bërthamor, Shtëpia e Bardhë konfirmon se qëllimet e tij nuk kanë ndryshuar
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të pranojnë se realiteti ka ndryshuar nga samitet e kaluara mes dy vendeve dhe se asnjë dialog i ardhshëm nuk do ta mbarojë programin bërthamorë, deklaroi Kim Jo-xhong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Xhong, për të cilën besohet se bisedon në emër të vëllaut të saj, njoftuan mediat shtetërore.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:25, 29 korrik, 2025
Phenian, 29 korrik 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të pranojnë se realiteti ka ndryshuar nga samitet e kaluara mes dy vendeve dhe se asnjë dialog i ardhshëm nuk do ta mbarojë programin bërthamorë, deklaroi Kim Jo-xhong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Xhong, për të cilën besohet se bisedon në emër të vëllaut të saj, njoftuan mediat shtetërore.
Kim Jo-xhong shtoi se marrëdhënia personale mes Kim dhe presidentit amerikan Donald Tramp "nuk është i keq".
Por, nëse Uashingtoni ka për qëllim të shfrytëzojë marrëdhëniet personale si mënyrë për t'i dhënë fund programit bërthamor të Koresë Veriore, përpjekjet e tij do të jenë vetëm rast i "talljes", theksoi ajo në një deklaratë.
"Nëse SHBA-ja nuk kanë sukses të pranojnë realitetin e ndryshuar dhe vazhdojnë të mbahen në të kaluarën e pasuksesshme, samiti Koreja e Veriut-SHBA do të mbetet "shpresë" për palën amerikane", tha ajo.
Tramp deklaroi se ka "marrëdhënie të shkëlqyer" me Kimin. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti është i hapur për idenë të komunikojë me liderin e izoluar të Koresë së Veriut.
I pyetur për deklaratën e Koresë së Veriut, zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se Trampi ende është i përkushtuar ndaj qëllimit që vendosi për tre samitet që mbajti me Kimin gjatë mandatit të tij të parë.
Në takimin e tyre të parë në Singapor në vitin 2018, Trampi dhe Kim nënshkruan një marrëveshje në parim për ta bërë Gadishullin Korean një zonë pa armë bërthamore. Samiti i ardhshëm në Hanoj vitin e ardhshëm dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve mbi heqjen e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Phenianit. qa/
Foto: EPA