• e enjte, 27 shkurt 2025

Koreja e Veriut sistemoi trupa shtesë në Rusi

Koreja e Veriut sistemoi trupa shtesë në Rusi

Phenian, 27 shkurt 2025 (MIA) - Koreja e Veriut sistemoi trupa shtesë në Rusi, deklaroi përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Koresë së Jugut.

Një përfaqësues zyrtar dje për mediat franceze tha se "supozohet që ka pasur sistemim shtesë të ushtarëve" në zonën ruse Kursk, duke shtuar se ushtarë tjerë janë "risistemuar" në rajon.

Nuk ka informacione për atë se sa ushtarë janë dërguar në Rusi, ndërsa përfaqësuesi zyrtar shtoi se "numri i saktë ende po vlerësohet".

Agjencitë e inteligjencës perëndimore dhe jugokoreane kumtuan se më shumë se 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi vitin e kaluar për të ndihmuar në luftën kundër ofensivës ukrainase në rajonin kufitar Kursk.

As Moska, as Pheniani, nuk e konfirmuan sistemimin.

Paraprakisht këtë muaj, Seuli kumtoi se ushtarët e Koresë së Veriut të cilët paraprakisht kanë luftuar së bashku me armatën ruse në vijën e frontit Kursk, nga mesi i janarit nuk janë përfshirë në luftime. Ukraina, gjithashtu kumtoi se ata janë tërhequr pas humbjeve të mëdha.

Rusia dhe Koreja e Veriut vitin e kaluar nënshkruan marrëveshje, që ka edhe klauzolë për mbrojtje të ndërsjellë, gjatë vizitës së presidentit rus Vlladimir Putin në Phenian. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR