• e premte, 05 dhjetor 2025

Koreja e Veriut ndërton fregatë të rëndë 4.000 tonë me sistem vertikal të lansimit

Koreja e Veriut ndërton fregatë të rëndë 4.000 tonë me sistem vertikal të lansimit

Seul, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Koreja e Veriut filloi me ndërtimin e fregatës së rëndë 4.000 tonë të pajisur me sistem vertikal për lansim si pjesë e sendërtimit të arsenalit të vet bërthsmor dhe raketor, pohon ushtria e Koresë së Jugut.

Kumtesa e ushtrisëjugkoreane erdhi njjë ditë pasi që mediumet shtetërore në Phenian kumtuan fotografi nga lideri verikorean Kim Xhong-Un për vizitë në anije-ndërtimtarinë ku po ndërtohet anija e re ushtarake.

"Koreja e Veriut ndërton fregatë të rëndë 4.000 tonë në portin Nampo. Duke pasur parasysh madhësinë e anijes, vlerësohet se është e aftë të mbajë raketa anije-tokë", deklaroi një prëfaqësues ushtarak i Koresë së Jugut.

Ai shtoi se Koresë së Veriut mund t'i nevojiten disa vite për ta prëfunduar ndërtimin e anijes dhe mbi 10 vite që ajo të sistemohet në mënyrë operative.

Anija më e madhe ushtarake verikoreane deri më tnai është fregata prej 1.500 tonëve e pajisur me raketë nga anije-anije dhe nuk ka sistem vertikal të lansimit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR