• e martë, 24 dhjetor 2024

Koreja e Veriut, në paraqitje të rrallë para KB-së, e ka mbrojtur lansimin e raketës

Koreja e Veriut, në paraqitje të rrallë para KB-së, e ka mbrojtur lansimin e raketës

Phenian, 14 korrik 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i përhershëm i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Kim Son, deklaroi se me lansimin e raketës balistike interkontinentale, Pheniani e ka shfrytëzuar të drejtën e vet për vetmbrojtje që t'i "pengojë veprimet e rrezikshme ushtarake të forcave armiqësore dhe ta garantojë sigurinë e shtetit".

Këshili i Sigurimit i KB-së u takua pasi Koreja e Veriut kumtoi se të mërkurën e ka testuar raketën e saj më të re balistike "Hvasong-18", të cilën e ka përshkruar si "kurrizin e forcës bërthamore të Koresë së Veriut".

"Kategorikisht e hedhim posht dhe e dënojmë konvokimin e seancës së Këshillit të Sigurimit nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj", tha ambasadori Son në paraqitjen e rrallë të vendit në Këshill.

Koreja e Veriut për herë të fundit në mbledhjen e Këshillit është paraqitur për programin e saj bërthamor dhe balistik në dhjetor të vitit 2017.

Koreja e Veriut është nën sanksione të KB-së për shkak të programit të saj raketor dhe bërthamor nga viti 2006. Ato përfshijnë ndalesë për zhvillim të raketave balistike. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR