Koreja e Veriut në parakalim tregoi arsenal të raketave bërthamore
- Koreja e Veriut e tregoi aresenalin e vet bërthamor në parakalim të natës, me më shumë raketa balistike interkontinentale (ICBM) se kurdo herë më parë, lajmëruan mediumet shtetërore.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:17, 9 shkurt, 2023

Phenian, 9 shkurt 2023 (MIA) - Koreja e Veriut e tregoi aresenalin e vet bërthamor në parakalim të natës, me më shumë raketa balistike interkontinentale (ICBM) se kurdo herë më parë, lajmëruan mediumet shtetërore.
Parakalimi u mbajt në 75-vjetorin e themelimit të rmatës verikoreane, kumtoi agjencia e lajmeve KCNA.
Lideri Kim Jong Un mori pjesë në parakalim me vajzën e tij, e cila një ditë mund ta trashëgojë babain e saj në atë diktaturë trashëguese.
Me raketa balistike interkontinentale, Koreja e Veriut i tregoi aftësitë e veta më të mëdha deri më tani, ndërsa në parakalim mund të shihej edhe armatimi taktik bërthamor.
Insertet e publikuara nga mediumet shtetërore tregojnë 11 raketa balistike interkontinentale Hvasong-17 për të cilat besohet se janë të afta të godasin caqe kudo në botë me armatim bëethamor. Rajeta "Hvasong" për herë të parë ishte testuar vitin e kaluar. ab/