• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Koreja e Veriut e dënoi SHBA-në për shkak të përjashtimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të KB-së

Koreja e Veriut e dënoi SHBA-në për shkak të përjashtimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të KB-së
Phenian, 11 prill 2022 (MIA) - Javën e kaluar Rusia ishte suspenduar nga trupi udhëheqës për të drejtat e njeriut të Kombeve të bashkuara - Këshillin për të Drejtat e Njeriut - pas votimit nga ana e anëtarëve. Kjo erdhi pas dëshmive të rritura se forcat ruse kanë vrarë civilë në Ukrainë. Koreja e Veriut, e cila ishte në mesin e 24 vendeve anëtare të cilët votuan kundër këtij hapi, e dënoi suspendimin e Rusisë. "Ajo që SHBA-ja e dëshiron është që t'i izolojnë vendet e pavarura të cilat luftojnë në skenën ndërkombëtare që ta ruajnë rendin e saj joligjor dhe johuman", thuhet në kumtesën e qeverisë, të cilën e transmeton agjencia e lajmeve KCNA. Në kumtesë thuhet se organizatat ndërkombëtare nuk duhet të "keqpërdoren" si mjet në të cilin SHBA-ja kryen presion politik ndaj vendeve. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR