• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Japonia e dënuan Korenë e Veriut për gjuajtjen e raketave

Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Japonia e dënuan Korenë e Veriut për gjuajtjen e raketave

Tokio, 18 dhjetor 2023 (MIA)- SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia sot e dënuan lansimin më të ri të raketës balistike nga Korea e Jugut, duke vlerësuar se ajo e rrit kërcënimin për paqen dhe stabilitetin e gadishullit dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Korea e Veriut në mëngjes e shpërtheu raketën  e dytë balistike gjatë dy ditëve të fundit në det në bregun lindor të tij, njoftoi ushtria e Koresë Lindore.

Ministria japoneze e mbrojtjes njoftoi se me shumë gjasa bëhet fjalë për raketën balistike ndërkontinentale  e aftë për të fluturuar më shumë se 15.000 kilometra dhe t'i godasë objektivat në "gjithë territorin amerikan".

Raketa ka fluturuar rreth 1.000 kilometra para se të bie në detin japonez, por sipas një llogaritjeje të bazuar në trajektoren e saj ajo mund të kishte një kapacitet fluturimi prej më shumë se 15,000 km, me çrast i gjithë territori i SHBA-së do të ishte në diametër, deklaroi përfaqësuesi zyrtar japonez Shingo Mijake.

Lansimi i ri erdhi pasiqë Korea e Jugut njoftoi se Korea e Veriut ka testuar raketën balistike me rreze të shkurtër në det të dielën, duke vazhduar testin e armëve që zgjatë rreth një muaj.

Zëdhënësi i departamentit të shtetit në kumtesë e dënoi Phenianin për lansimin e raketës balistike, duke thënë se ata paraqesin shkelje të disa rezolutave të Këshillit të Sigurisë së KB-së.

Ai shtoi se lansimi paraqet kërcënim për fqinjët e Koresë së Veriut dhe "minon sigurinë rajonale". ss/

Foto: EPA



QËNDRONI TË LIDHUR