• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koreja e Jugut pranoi që Japonia të lëshojë ujë radioaktiv nga Fukushima në oqean

Koreja e Jugut pranoi që Japonia të lëshojë ujë radioaktiv nga Fukushima në oqean

Seul, 7 korrik 2023 (MIA) - Koreja e Jugut sot kumtoi se plani i Japonisë për derdhjen e ujit radioaktiv nga centrali bërthamor Fukushima i plotëson standardet globale të sigurisë dhe është në pajtim me udhëzimet e organit mbikëqyrës të KB-së.

Japonia planifikon që së shpejti të fillojë të hedhë më shumë se një milion ton ujë radioaktiv të pastruar në oqean, i cili deri më tani ishte ruajtur në një termocentral bërthamor në veri të Tokios dhe përdorej kryesisht për ftohjen e reaktorëve të shkatërruar në cunamin e muajit mars të vitit 2011.

Japonia është përballur me rezistencë ndaj një plani të tillë brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht në Korenë e Jugut, pavarësisht garancive se uji, pasi filtrohet për të hequr shumicën e izotopeve, është i sigurt.

"Plani përmbush standardet ndërkombëtare, përfshirë ato të përshkruara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB), tha ministri i Koresë së Jugut, Bang Mun-kju.

Edhe pse Koreja e Jugut ka pranuar ta lëshojë këtë ujë në oqean, ndalimi i importit të ushqimeve dhe prodhimeve të detit nga rajoni ku ndodhet Fukushima mbetet ende në fuqi. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR