• e diel, 22 dhjetor 2024

Koreja e Jugut do ta rrisë ndihmën për Ukrainën

Koreja e Jugut do ta rrisë ndihmën për Ukrainën

 Kiev, 15 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-Jol, premtoi sot se vendi i tij do ta rrisë ndihmën humanitare dhe ushtarake për Ukrainën, pas takimit me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Kiev.

Seuli "do ta rrisë mbështetjen të ofruar vitin e kaluar, kur siguruam pajisje të tilla si helmeta dhe parzmore", tha Jun, duke shtuar se ndihma humanitare do të rritet nga 100 milionë dollarë në vitin 2022 në 150 milionë dollarë në vitin 2023.

 Koreja e Jugut, eksportuesi i nëntë më i madh i armëve në botë, ka dërguar ndihma humanitare në Ukrainë dhe gjithashtu ka shitur tanke dhe obus në Poloni.

 Megjithatë, vendi aziatik ka një politikë të gjatë për të mos furnizuar me armë rajonet e konfliktit, pavarësisht kërkesave të përhershme nga SHBA-ja, aleatët evropianë dhe vetë Ukraina për më shumë ndihmë.

 Koreja e Jugut, e cila teknikisht është ende në luftë me Korenë e Veriut, prodhon sasi të mëdha armatimesh të përputhshme me NATO-n, duke përfshirë tanke, obus dhe municione, si dhe granata shumë të kërkuara. ar/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR