• e diel, 22 dhjetor 2024

Koreja e Jugut bën thirrje për bashkëpunim të fuqishëm në mbrojtje me SHBA-në dhe Japoninë

Koreja e Jugut bën thirrje për bashkëpunim të fuqishëm në mbrojtje me SHBA-në dhe Japoninë

Seul, 15 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i Koresë së Jugut, Junk Suk - Jul sot u angazhua për përforcimin e bashkëpunimit në mbrojtje me SHBA-në dhe Japoninë për shkak të përballjes me kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut. 

Ai porositi që samiti i ardhshëm me liderët e SHBA-së dhe Japonisë në Kemp Dejvid "do të vendosë kthesë të re në bashkëpunimin trepalësh". 

Kjo do të jetë hera e parë që të trija vendet të mblidhen enkas në një samit trepalësh, e jo në margjinat e takimeve ndërkombëtare. Kjo tregon se ata janë serioz në lidhje me përforcimin e lidhjeve të tyre në kushte të sfidave rajonale siç janë arsenali bërthamor i Koresë së Veriut dhe rivaliteti i Uashingtonit me Pekinin. 

Samiti "do të vendosë kthesë të re në bashkëpunimin trepalësh që do të kontribuojë për paqen dhe prosperitetin në Gadishullin Korean dhe të rajonit Indo-Paqësor", tha Jun në paraqitjen e sotme televizive. 

Jun theksoi se shtatë bazat të cilat i siguroi Japonia në komandën e KB-së të kryesuar nga SHBA-ja shërbejnë si "faktori më i rëndësishëm i kthesës" që e parandalon Korenë e Veriut që ta sulmojë Korenë e Jugut. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR