Kopernikus: Gushti 2025 është muaji i tretë më i nxehtë deri më tani
- Gushti 2025 ishte gushti i tretë më i nxehtë deri më tani në botë, me temperaturë mesatare prej 16,60 gradë Celsius, sipas shërbimit për ndryshime klimatike të BE-së, Kopernikus.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:33, 9 shtator, 2025
Londër, 9 shtator 2025 (MIA) - Gushti 2025 ishte gushti i tretë më i nxehtë deri më tani në botë, me temperaturë mesatare prej 16,60 gradë Celsius, sipas shërbimit për ndryshime klimatike të BE-së, Kopernikus.
Muaji ishte për 0,22 gradë më i ftohtë nga gushtet rekorde në vitin 2023 dhe 2024, por 1,29 gradë mbi nivelet paraindustriale. Periudha 12-mujore nga shttaori 2024 deri në gusht 2025 ishte për 1,52 gradë më i nxehtë nga mesatarja prej vitit 1850 deri në vitin 1900.
"Evropa Jugperëndimore e përjetoi valën e vet të tretë të madhe të të nxehtit në sezon, shoqëruar me zjarre serioze", deklaroi Samanta Burges nga Qendra evropiane për parashikime afatmesme të motit (ECMWF), e cila e udhëheqë shërbimin e BE-së.
Duke pasur parasysh atë që oqeanet mbeten jashtëzakonisht të ngrohtë, këto ngjarje e cekin edhe urgjencën dhe nevojën për adaptim drejt ekstremeve më të shpeshta dhe intensive, shtoi ajo.
Vala posaçërisht e nxehtë e fuqishme e goditi pjesën më të madhe të Gadishullit iberik dhe Francën jugperëndimore prej 8 deri më 18 gusht, përderisa Evropa veriore dhe verilindore mbetën nën procese afatgjata.
Në përgjithësi, vera 2025 ishte e katërta më e nxehtë në Evropë deri më tani, me temperatura 0,90 gradë mbi periudhën referente prej vitit 1991 deri në vitin 2020. Evropa perëndimore dhe juglindore, si dhe Turqia, ishin më të goditurat.
Thatësia goditi pjesë të mëdha të Evropës perëndimroe dhe jugore, përderisa në mënyrë të lokalizuar pati reshje të rrëmbyeshme të shiut në Francën jugore, Itali dhe Gjermani. Jashtë Evropës, disa pjesë të SHBA-së dhe kanadasë, gjithashtu, përjetuan thatësi, prëderisa Azia lindore dhe Amerika Jugore përjetuan më shumë reshje të shiut.
Kopernikus rregullisht publikon të dhëna për temperaturën e sipërfaqes së Tokës, shtresën e akullit detar dhe reshjet. Raportet bazohen në analiza të gjeneruara kompjuterike të cilat përfhsijnë miliarda matje nga satelitët, anijet, aeroplanët dhe stacionet meteorologjike në mbarë botën. ab/
foto: МIА arkivi