• e premte, 05 dhjetor 2025

KOP30 përfundoi pa marrëveshje obliguese për heqje graduale të derivateve fosile

KOP30 përfundoi pa marrëveshje  obliguese për heqje graduale të derivateve fosile

Belem, 22 nëntor 2025 (MIA) - Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryhsimet klimatike (KOP30) sot përfundoi pa plan olbigues për heqje graduale të derivateve fosile, me ç'rast vendet miratuan vetëm nismë vullnetare për përhspejtim të përpjekjeve nacionale për klimën.

Edhe pse KOP30 ishte vazhduar për 19 orë, rreth vende-pjesëmarrëse nuk arritën të dakordohen për planin obliguese për heqje graduale të derivateve fxile - të naftës, thëngjillit dje gazit.

Pas dy javësh bisedime në qytetin brazilian Belem është miratuar vetëm nismë vullnetare të kahëlzuar drejt përshpejtimit të përpjekjeve nacionale në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Sipas ministrit të Jashtëm gjerman të Mjedisit Jetësor, Karsten Shnajder, vendet prodhuese të naftës kanë parandaluar miratim të rezolutës më ambicioze.

Në dokumentin përfundimtar nuk përmenden derivatet fosile. Nafta, theëngjilli dhe gazi nuk përmenden në mënyrë eksplicite - përveç në termin "gazra të qelqta".

Në KOP30 ihte potencuar se vendet e pasura duhet dukshëm ta rrisin ndihmën për shtetet më të varfëra përkatësisht trefish t'i rrisin mjetet deri në vitin 2035 me qëllim që t'u ndihmojnë, me qlllim që t'u ndihmojnë vendeve më të varfëra të adaptohen ndaj efekteve nga ngrohja globale. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR