• e hënë, 08 korrik 2024

Kontrollim aksional të SPB Manastir në kuadër të “Verë e sigurt 2023”: Arrestohen dy persona për shkak të drogës, në objekt gastronomik të pranishëm të mitur pas mesnate, sanksionohen kumarxhinj

Kontrollim aksional të SPB Manastir në kuadër të “Verë e sigurt 2023”: Arrestohen dy persona për shkak të drogës, në objekt gastronomik të pranishëm të mitur pas mesnate, sanksionohen kumarxhinj

Shkup, 8 korrik 2023 (MIA) - Nga ana e nëpunësve policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Manastir dje është realizuar kontrollim aksional në më shumë lokacione në rajonin e Manastirit në kuadër të “Verë e sigurt 2023”.

MPB njofton se gjatë kontrollit në parkun i cili gjendet në afërsi të Sahat Kullës në Manastir, janë pikasur S.S. (38), M.N. (63), M.ZH. (60) dhe S.M. (66), të gjithë nga Manastiri, se si luajnë kumar, dhe gjatë kësaj tek ata janë gjetur të holla dhe sende tjera. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Në rr.”8” në Manastir, nga ana e nëpunëse policorë të Policisë Kriminalistike nga liria janë privuar edhe XH.M. (21) dhe T.V. (23), të dy nga Manastiri, për arsye se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një makinë thrëmuese.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Më datën 08.07.2023 në harkun kohor nga ora 00:00 deri më ora 01:00 nga ana e nëpunësve policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Manastir është realizuar kontrollë në objekt gastronomik i cili gjendet në rr.”Fushtani” në Manastir, në të cilin të pranishëm kanë qenë shtatë të mitur pas orës 00:00. Ata me vërtetim janë dorëzuar te prindërit e tyre.

MPB njofton se natën e cila kaloi, nga ora 00:00 deri më ora 03:00 është kryer kontrollë në pesë objekte gastronomike në Manastir, gjatë së cilës në dy objekte janë konstatuar kundërvajtje të cilat në mënyrë përkatëse do të sanksionohen. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR