Kontrolle të përbashkëta të policisë me inspektorët e tregut në këmbimoret në Bit Pazar, në dy prej tyre është konstatuar punë e jashtëligjshme
- - Nëpunësit e policisë nga Njësia për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup në koordinim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, dje kanë kryer kontrolle në pesë këmbimore në Çarshinë e Vjetër në rajonin e Bit Pazarit.
- Post By Fitore Curri
- 09:46, 18 maj, 2023

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Nëpunësit e policisë nga Njësia për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup në koordinim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, dje kanë kryer kontrolle në pesë këmbimore në Çarshinë e Vjetër në rajonin e Bit Pazarit.
"Gjatë kontrollit ishte konstatuar se dy këmbimore nuk posedojnë kurrfarë dokumentacioni për subjekt juridik të regjistruar, as leje për punë këmbimi nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut", njoftuan sot nga MPB-ja.
Kundër pronarëve të dy këmbimoreve, nga Inspektorati Shtetëror i Tregut do të përgatitet padi adekuate penale. fc/
Fotografia: MIA