• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kontigjenti i forcave shtesë të NATO-s arriti në Kosovë

Kontigjenti i forcave shtesë të NATO-s arriti në Kosovë

Bruksel, 6 tetor 2023 (MIA) - Kontigjenti i parë prej 200 ushtarëve britanikë sot arriti në Kosovë, si përforcim i misionit paqeruajtës të Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), kumtoi sonte Aleanca.

Në kumtesë ceket se se dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ushtarët britanikë shtesë janë nga  Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit po i bashkohen një kontingjenti prej 400 trupash të Mbretërisë së Bashkuar tashmë në Kosovë.

Plotësisht, qeveria rumune të martën (3 tetor) njoftoi se po dërgonte gjithashtu rreth 100 trupa shtesë për të forcuar KFOR-in.

"Këto dislokime paraqesin hap kujdesi në mënyrë që të sigurohet se KFOR-i i ka forcat që i nevojiten për ta përmbushur mandatin e vet të dhënë nga KB-ja për mirëmbajtje të mjedisit të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. Dislokimi bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s për Evropë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut. NATO ka udhëhequr një operacion paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999 në përputhje me mandatin e saj, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. KFOR-i aktualisht përbëhet nga mbi 4,500 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s", thuhet në kumtesë. ab/

Foto: NATO

QËNDRONI TË LIDHUR