• e mërkurë, 29 janar 2025

Konsumatorëve në Kroaci u është bërë thirrje në bojkot javor të sinxhirëve tregtarë dhe produkteve

Konsumatorëve në Kroaci u është bërë thirrje në bojkot javor të sinxhirëve tregtarë dhe produkteve

Zagreb, 27 janar 2025 (MIA) - Platforma "Alo inspektor" u ka bërë thirrje konsumatorëve në Kroaci që të përmbahen nga çdo lloj i tregtisë të premten. Për një ditë më herët - të enjten - ata kanë bërë thirrje për bojkot javor të sinxhirëve tregtarë, Lidëll, Eurospin dhe DM dhe tre produkteve - Koka Kola dhe pijet tjera të gazuara, uji në shishe qelqi dhe detergjentë për enë, njoftuan mediumet kroate.

Këshilltari i platformës, Josip Kelemen në konferencë për shtyp u ka bërë thirrje konsumatorëve të premten "që të përmbahen nga çdo lloj blerje", që e përfshin tërë tregtinë, biznesin me banka, telekomunimimet, porositë përmes platformave...

Sipas tij, bojkoti duhet të përfshijë edhe përmbajtje nga konsumi tejmasë në kafene, restorante, udhëtime, pompa të benzinës dhe drogeri.

"Duhet të dërgojmë porosi deri te ata, të cilët janë shkak për këtë çmenduri të çmimeve. Dëshirojmë të dërgojmë porosi edhe deri te bankat. Mos shkoni në banka, shmangni dërguesit, ata janë po ashtu pjesë e shtrenjtimeve", deklaroi Kelemen.

Ai u bëri thirrje punëtorëve të huaj dhe pensionistëve t'i përgjigjen bojkotit.

Platforma bën thirrje për bojkot të plotë të tre sinxhirëve tregtarë nga dita e enjte në mëngjes deri të mërkurën, 5 shkurt në mbrëmje. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR