• e premte, 05 dhjetor 2025

Konstituohet parlamenti i Kosovës pas tetë muajsh bllokadë

Konstituohet parlamenti i Kosovës pas tetë muajsh bllokadë

Prishtinë, 10 tetor 2025 (MIA) - Parlamenti i Kosovës u konstituua sot, tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, me zgjedhjen e deputetit Nenad Rashiq, lider i Nismës qytetare "Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë", për nënkryetar të Kuvendit, njoftoi gazeta Koha Ditore.

Rashiq mori mbështetjen e 71 deputetëve, nëntë ishin kundër, ndërsa 24 të përmbajtur.

Ai është ministër për komunitete dhe kthim në dorëheqje, dhe është nënkryetari i pestë dhe i fundit i Parlamentit. Katër të tjerët u zgjodhën që në 26 gusht. 

Sipas Kushtetutës, nënkryetari i pestë duhet të jetë nga komuniteti serb, por kandidatët e mëparshëm nuk morën vota të mjaftueshme.

Kriza politike filloi pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, kur asnjë parti nuk siguroi shumicën në parlamentin me 120 anëtarë, duke çuar në një bllokim disamujor.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi së fundmi që Kuvendi të konstituohet më së voni 12 ditë pas publikimit të vendimit të 8 tetorit, me çka zgjedhja e sotme e Rashiqit shënoi fundin e ngecjes institucionale. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR