Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështon për herë të 18-të
- Ka dështuar edhe sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës. As në seancën e 18-të me radhë, madje nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare.
- Post By Fami Bajrami
- 11:41, 19 maj, 2025
Prishtinë, 19 maj 2025 (MIA)- Ka dështuar edhe sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës. As në seancën e 18-të me radhë, madje nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare.
Me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim nuk kaloi procesi për formimin e këtij Komisioni.
Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën në orën 11.