• e premte, 07 shkurt 2025

Konstantinos Tasulas nga Demokracia e Re sërish u zgjodh kryetar i Parlamentit grek

Konstantinos Tasulas nga Demokracia e Re sërish u zgjodh kryetar i Parlamentit grek

Athinë, 4 korrik 2023 (MIA) - Me shumicë të gjerë, përkatësisht me 249 vota "për" dhe 51 të përmbajtur, deputeti nga Demokracia e Re Konstantimos Tasulas sërish e fitoi besimin e deputetëve dhe u rizgjodh kryetar i Parlamentit grek, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për Tasulas votuan Demokracia e Re, SYRIZA, PASOK dhe Zgjidhja greke, përderisa Partia komuniste, Spartanët, Fitorja dhe Kursi i lirisë ishin të përmbajtura.

Para një muaji, në zgjehdjet e para në Greqi, Tasulas u zgjidh me 270 vota "për", megjithatë, atëherë, Parlamenti menjëherë u shpërnda në prag të zgjedhjeve të reja, ndërkaq në korrik të vitit 2019 kur për herë të parë u zgjodh kryetar i Parlamentit, e fitoi me numër rekord të votave, 283 nga 298 deputetë.

Gjatë dtës së sotme, Parlamenti do të zgjedhë edhe nënkryetarët dhe sekretarët.

Dje betimin solemn e dhanë 300 deputetët e rinj, të zgjedhur në zgjedhjet e para dhjetë ditëve, ndërsa në Parlament vende siguruan tetë parti.

Demokracia e Re ka 158 deputetë, SYRIZA 47 deputetë, PASOK 32 deputetë, Partia komuniste 21, Spartanët dhe Zgjidhja greke nga 12 deputetë, Fitorja dhjetë, ndërsa Kursi i lirisë tetë deputetë.

Pasi që sot u zgjodh kryetari i Parlamentit, të enjten do të fillojë debati treditor në Parlament për mirëbesim të Qeverisë, ndërkaq do të përfundojë të shtunën me votim të deputetëve. ab/ 

QËNDRONI TË LIDHUR