• e shtunë, 23 nëntor 2024

Konstandinovska Stojçevska në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë: T'i japim forcë brezit të ri

Konstandinovska Stojçevska në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë: T'i japim forcë brezit të ri

 Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska thekson se Dita Ndërkombëtare e Demokracisë  - 15 Shtatori bën thirrje për bashkimin e gjeneratave për të ndërtuar bashkarisht" një botë më të drejtë për të gjithë.

 Ajo në profilin e saj në Fejsbuk publikoi se këtë vit në qendër të vëmendjes me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë janë rinia, brezi i ardhshëm, si roje promovues dhe njerëz të guximshëm që do t'i zgjerojnë kufinjtë e demokracisë si vlerën më të madhe dhe si të drejtën e çdo individ sipads Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

"Nuk ka asnjë çelës apo formulë tjetër për një komb në mirëqënie, për një shoqëri të qytetarëve të lumtur dhe për një publik të pavarur, të fortë dhe përparimtar, përveç demokracisë. T'i japim forcë gjeneratave të reja!. T'i dëgjojmë dhe ta kuptojmë zërin dhe mesazhin e tyre. T'i mbështesim me kontinuitet dhe rritje në kulturë, arsim dhe në shoqërinë e mundësive. Le ta forcojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vazhdimisht  ta avancojmë barazinë gjionore. Ta pranojmë detyrimin për pjesëmarrje më të madhe dhe më gjithpërfshirëse te të rinjtë në proceset vendimarrëse në çdo nivel", shkroi ministrja Kostandinovska Stojçevska. rq/

Foto: Fejsbuk Bisera Konstadinova Stojçevska

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR