• e premte, 05 dhjetor 2025

Konservatorët gjermanë dhe socialdemokratët ranë dakord për formimin e qeverisë së re

Konservatorët gjermanë dhe socialdemokratët ranë dakord për formimin e qeverisë së re

 Berlin, 9 prill 2025 (MIA) - Konservatorët gjermanë të udhëhequr nga lideri i Unionit Demokristian (CDU) dhe me siguri kancelar i ardhshëm Fridrih Merc kanë arritur marrëveshje me socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD) për formimin e qeverisë së re, njoftoi NTV.

 Aleanca konservatore CDU/CSU fitoi zgjedhjet federale më 26 shkurt, ndërsa  dhe qeveria e mëparshme u drejtua nga socialdemokrati Olaf Sholc.

 Sukses në zgjedhje arriti edhe Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD),  por konservatorët hodhën poshtë mundësinë e një koalicioni me këtë parti.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR