• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Konservatorët gjermanë dëshirojnë bisedime për koalicion "shumë, shumë shpejtë"

Konservatorët gjermanë dëshirojnë bisedime për koalicion

Berlin, 24 shkurt 2025 (MIA) - Blloku konservator gjerman, i cili doli fitues i qartë në zgjedhjet e djeshme parlamentare, është i gatshëm për bisedime koalicioni sa më parë të jetë e mundur, deklaroi sot në mëngjes një përfaqësues i lartë i Demokristianëve (CDU), transmeton DPA.

"Nga pikëpamja jonë, mund të fillojmë shumë, shumë shpejtë", deklaroi jens Shpan, zëvendës-lider parlamentar i bllokut konservator, për televizionin ARD.

"Bisedimet e para duhet të mbahen në disa ditët në vijim, shpresoj para fundit të kësaj jave", tha Shpan, transmetoi DPA.

Duke i cekur tensionet globale dhe luftën në Ukrainë, Shpan tha se "nevojitet lidershpi gjerman në Evropë".

Edhe pse blloku konservator të cilin e përbëjnë CDU dhe partia e tyre simotër në Bavari, Unioni kristiano-social (CSU) fitoi me rreth 28,5 për qind të votave, ky ishte rezultati i tyre i dytë më i keq deri më tani dhe ata tani do të duhet të mbështeten në së paku një partner koalicioni për të formuar qeveri.

Duke pasur parasysh atë që të gjithë mejnstrimët politik e hodhën poshtë bashkëpunimit me partinë ekstreme djathtiste antiemigrante Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila arriti rezultatin e vet më të mirë deri më tani dhe erdhi në vendin e dytë, pritet që konservatorët t'u drejtohen socialdemokratëve (SPD) e kancelarit në largim Olaf Sholc.

SPD pësoi humbje të madhe dhe ra në vendin e tretë me rreth 16,4 për qind të votave të fituara.

Nëse bashkohen me konservatorët, koalicioni dykahësh do të kishte shumicë të ngushtë-gjithsej 328 nga 630 vende në Bundestag, sipas rezultateve preliminare. ab/

Foto: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR