• e enjte, 04 dhjetor 2025

Konkluzionet e Samitit të BE-së për mbrojtjen: Evropa duhet të përballet në mënyrë autonome me sfidat dhe kërcënimet

Konkluzionet e Samitit të BE-së për mbrojtjen: Evropa duhet të përballet në mënyrë autonome me sfidat dhe kërcënimet

Bruksel, 26 qershor 2025 (MIA) - Evropa duhet të bëhet më sovrane, më përgjegjëse për mbrojtjen e vet dhe më e pajisur për të vepruar dhe për t'u përballur në mënyrë autonome dhe të koordinuar me sfidat dhe kërcënimet e menjëhershme dhe të ardhshme, thuhet në pjesën e konkluzioneve nga Samiti i sotëm i BE-së kushtuar mbrojtjes dhe sigurisë evropiane.

"Lufta agresive e Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojat e saj për sigurinë evropiane dhe globale në një mjedis në ndryshim përfaqësojnë një sfidë ekzistenciale për Bashkimin Evropian. Këshilli Evropian kujton se një Bashkim Evropian më i fortë dhe më i aftë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes do të kontribuojë pozitivisht në sigurinë globale dhe transatlantike dhe është plotësues i NATO-s, e cila, për shtetet anëtare të saj, mbetet baza e mbrojtjes së tyre kolektive", thuhet në konkluzione.

Në tekst theksohet më tej se, për të përmbushur objektivin e tij për të rritur në mënyrë vendimtare gatishmërinë mbrojtëse të Evropës gjatë pesë viteve të ardhshme, Këshilli Evropian thekson nevojën për të vazhduar rritjen e ndjeshme të shpenzimeve evropiane për mbrojtjen dhe sigurinë dhe investime më të mira të përbashkëta, duke theksuar angazhimin e marrë në Samitin e NATO-s në qershor të vitit 2025 nga vendet anëtare, të cilat janë gjithashtu anëtare të NATO-s.

Udhëheqësit e BE-së gjithashtu mirëpresin miratimin e Rregullores që krijon instrumentin e Veprimit të Sigurisë për Evropën (SAFE), bëjnë thirrje për miratimin e shpejtë të propozimit për të stimuluar investimet e BE-së në lidhje me mbrojtjen dhe kujtojnë rëndësinë e mobilizimit të financimit privat për industrinë e mbrojtjes.

Liderët apelojnë për prodhimtari të rritur në industrinë e mbrojtjes, duke përfshirë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të cilët referojnë në miratimin e shpejtë të propozimeve nga "Omnibusi mbi gatishmërinë e mbrojtjes". sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR