Konkluzat e Samitit të BE-së: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian
- Bashkimi Evropian do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë përpjekjet e tyre për reforma në rrugën drejt anëtarësimit në BE, theksohet në konkluzat e Këshillit e Bashkimit Evropian kushtuar rajonit për muajin qershor.
- Post By Fami Bajrami
- 09:52, 27 qershor, 2025
Bruksel, 27 qershor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë përpjekjet e tyre për reforma në rrugën drejt anëtarësimit në BE, theksohet në konkluzat e Këshillit e Bashkimit Evropian kushtuar rajonit për muajin qershor.
"Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar në avancimin e integrimit gradual midis Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë procesit të zgjerimit në një mënyrë të kthyeshme bazuar në meritë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, theksohet në konkluzat.
Në Dokument theksohet se gjatë takimit, liderët e vendeve anëtare të BE-së kanë shkëmbyer pikëpamje mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe kujtuan në konkluzat e tyre të mëparshme mbi rajonin.
Në pjesën e konkluzave mbi Moldavinë riafirmohet "mbështetja e fortë" e Bashkimit Evropian për sovranitetin, integritetin territorial, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
"Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtë me Republikën e Moldavisë për të forcuar qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e vendit përballë aktiviteteve të vazhdueshme destabilizuese nga Rusia, duke përfshirë sulmet hibride, përpjekjet në minimin e institucioneve demokratike të vendit", thuhet në konkluza, të cilat gjithashtu shprehin mbështetje për pranimin e Moldavisë në BE dhe bëjnë thirrje për fillimin e negociatave sipas klastereve kur të përmbushen kushtet për këtë.
Liderët e BE-së madje "dënojnë ashpër" të gjitha llojet e aktiviteteve hibride kundër Bashkimit Evropian, shteteve anëtare dhe partnerëve të saj, në veçanti fushatën hibride ruse në kontinuitet e cila përfshin sabotimin, prishjen e infrastrukturës kritike, sulmet kibernetike, manipulimin, përhapjen e dezinformimit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë, duke përfshirë edhe përpjekjet për të ndikuar në proceset zgjedhore.
Liderët poashtu mirëpresin përmbushjen e të gjitha kritereve nga ana e Bullgarisë për t'u bashkuar me Eurozonën dhe bëjnë thirrje për miratimin e propozimit të Komisionit për pranimin e vendit në bllok më 1 janar 2026.
Në konkluzat bëhet thirrje gjithashtu në zbatimin e legjislacionit të miratuar të BE-së mbi migracionin, forcimin e luftës kundër migracionit të parregullt, përshpejtimin e procesit të kthimit të emigrantëve ilegal dhe parandalimin e instrumentalizimit të emigrantëve dhe trafikimit dhe kontrabandës me qenie njerëzore.
Foto: arkivi i MIA-s