• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kongresi në Ajova e ka miratuar projektligjin për ndalimin e abortit pas javës së gjashtë të shtatzënisë

Kongresi në Ajova e ka miratuar projektligjin për ndalimin e abortit pas javës së gjashtë të shtatzënisë

Uashington, 12 korrik 2023 (MIA) - Ligjvënësit e Ajovas votuan për të ndaluar pothuajse të gjitha abortet pas javës së gjashtë të shtatzënisë. Vendimi shkaktoi protesta para dhe brenda Kongresit të Shtetit federal që mbahet sot, në prani të mbështetësve dhe kundërshtarëve të këtij vendimi.

Guvernatorja republikane Kim Rejnolds ka thirrur një seancë speciale për të shqyrtuar shpejt kufizimet e reja të abortit. Projektligji ishte votuar mbrëmë vonë përgjatë linjave partiake. 

Ligji hyn në fuqi më së shumti 22 javë pasi guvernatori e nënshkruan atë, i cili është caktuar për të premten.

Ajova edhe më herët, në vitin 2018 ka votuar ndalim të tillë, por ajo ishte bllokuar nga gjykata. Ajova, por edhe Dakota Jugore dhe Dakota Veriore si dhe dhjetëra shtete të tjera republikane kanë vendosur ndalime të ngjashme, ndërsa disa shtete si Xhorxhija, Kentaki, Luiziana, Misisipi dhe Ohajo e ndalojnë abortin pasi të vërehet rrahja e zemrës së fetusit.

Shtetet republikane vendosën ndalime të tilla pasi Gjykata Supreme në qershorin e kaluar e hodhi poshtë vendimin e gjykatës nga viti 1973 rreth rastit "Ro kundër Vejd", sipas së cilit Kushtetuta e SHBA-së në përgjithësi i mbron të drejtat e abortit.

Organizata e Planifikuar dhe Lidhja amerikane e lirive civile të Ajovas planifikojnë ta çojnë vendimin në gjykatë, duke e quajtur atë një "goditje shkatërruese për lirinë riprodhuese". qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR