• e premte, 05 dhjetor 2025

Kongresi i SHBA-së miratoi ligjin për uljen e ndihmës së jashtme dhe financimin e mediave publike

Kongresi i SHBA-së miratoi ligjin për uljen e ndihmës së jashtme dhe financimin e mediave publike

Uashington, 18 korrik 2025 (MIA)- Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së, e cila është nën kontroll të republikanëve, miratoi propozimin e presidentit Donald Tramp për uljen e financimit të mediave publike dhe ndihmës së jashtme për nëntë miliardë dollarë dhe u dërgua në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrim, njoftuan agjencitë botërore.

Dhoma votoi me 216-213 për miratimin e ligjit, i cili tashmë kishte marrë miratimin nga Senati më herët gjatë ditës.

Ligji parashikon uljen e shpenzimeve në gjithsej nëntë miliardë dollarë, duke përfshirë 1.1 miliardë dollarë financim që tashmë ishte dedikuar për Korporatën e Transmetimit Publik (KPB).

KPB-ja është përgjegjëse për shpërndarjen e fondeve mediatike qeveritare tek transmetuesi publik amerikanë En-Pi-Ar (NPR) dhe Pi-Bi-Si (PBS) dhe stacioneve të tyre anëtare.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, deklaroi se qëllimi i ligjit është të „ndihmojë në rikthimin e arsyeshmërisë fiskale“ në vend.

"En-Pi-Ar dhe Pi-Bi-Es për vite përdorën fonde federale për të "shtyrë një agjendë të majtë partiake", tha Livit.

Nga ana tjetër, demokratët thanë se anulimi i financimit mund të ndikojë veçanërisht rëndë në stacionet lokale në zonat rurale dhe mund të çojë edhe në shkatërrimin e mundshëm të tyre. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR