• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Rama i bindur për fitore historike në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Rama i bindur për fitore historike në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Tiranë, 28 korrik 2024 (MIA) - Partia Socialiste e Shqipërisë sot mban kongresin për zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit kombëtar i cili numëron 400 anëtarë dhe sipas paralajmërimeve pritet që lideri Edi Rama të propozojë ndryshime kadrovike.

Në fjalën e tij para delegatëve dhe të ftuarve, Rama shprehu bindjen për fitore historike në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm dhe për të siguruar një mandat të katërt.

"Do të kemi fitoren më historike nga e gjithë seria e pandërprerë e fitoreve tona. Sot praktikisht fillon mbjellja e fushës së fitores që do të korrim pranverën e ardhshme me punë të gjithanshme. Sot fillon natyrshëm projekti i PS 2023. Është koha e duhur për të nisur një tjetër investim të ri për kapitalin njerëzor të PS-së dhe për të punuar për një ambicie të re, të madhe. Jo vetëm për Shqipërinë e vitit 2023, por edhe për PS-në në 2030", tha Rama.

Ai paralajmëroi se vendi ka dorëzuar kandidaturën për të qenë nikoqir i Samitit të NATO-s në vitin 2027.

"Dua të vendos qershinë mbi tortë në mandatin e katërt dhe dua të ketë një Samit të NATO-s në Tiranë. Kemi paraqitur kandidaturën për vitin 2027 dhe do t'i bindim se nuk ka asgjë më të mirë se Shqipëria", ka thënë ai.

Ai fjalimin e filloi me akuza dhe sulme ndaj kundërshtarit të tij politik historik Sali Berisha. Ndonëse nuk e përmendi me emër, Rama e etiketoi Berishën si fajtor për gjendjen e Partisë Demokratike. Sipas tij, këto probleme në parti janë bartur në Kuvend.

"Konflikti brutal politik e ka shndërruar Parlamentin në vendin më irritues për nervat e njerëzve të thjeshtë dhe për këdo që e sheh politikën si një mundësi për të dëgjuar dhe kuptuar atë që po ndodh dhe për t'i konsideruar ata që janë përfshirë në arenën e tij si një mundësi për të bërë punë të mirë bashkë me të tjerët, duke mos u hedhur helm ndaj të tjerëve. Ai e ka kthyer Partinë Demokratike në një depozitë helmi të ndryshkur, të papërdorur as nga djalli, që ndot përditë ajrin e jetës politike pa asnjë grimë shqetësimi", tha Rama.

Nga ana tjetër, ai nuk kurseu lëvdata për Lindita Nikollën, e cila dy ditë më parë dha dorëheqje nga posti i kryetares së Kuvendit.

"Ajo ka qenë kryetare e Kuvendit për tre vite jo të lehta për jetën parlamentare të vendit, me modestinë e mësuesit dhe seriozitetin e një njeriu që ka vënë gjithmonë në dispozicion veten e tij politike, ajo është shembull si duhet të përfaqësohet individi në çdo nivel", theksoi Rama.

Ai ka paralajmëruar hapjen e aeroportit të ri në Vlorë vitin e ardhshëm dhe ka kritikuar sërish hotelierët për rritjen joreale të çmimeve këtë vit, gjë që kushtëzon frekuencë më të ulët.

 

 

 
 
 
 
 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR