Kongresi i EPP-së në Valencia: Manfred Veber kandidati i vetëm për lider të partisë
- – Qyteti spanjoll Valencia sot dhe nesër do të jetë nikoqir i Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), i cili, siç bëhet e ditur, “do të shërbejë si moment i unitetit” për këtë familje politike në kohë kur udhëheqësia partiake “angazhohet ta shënojë kursin për vitet e ardhshme”.
- Post By Fitore Curri
- 07:37, 29 prill, 2025
Bruksel, 29 prill 2025 (MIA) – Qyteti spanjoll Valencia sot dhe nesër do të jetë nikoqir i Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), i cili, siç bëhet e ditur, “do të shërbejë si moment i unitetit” për këtë familje politike në kohë kur udhëheqësia partiake “angazhohet ta shënojë kursin për vitet e ardhshme”.
“Kongresi do të ofrojë mundësi për reflektim, për të festuar vitin e kaluar dhe për frymëzim, në një kohë kur nderojmë arritjet tona të së kaluarës dhe përballemi me çështje kritike, të tilla si lufta në Ukrainë, rritja e shpenzimeve të jetesës dhe kërcënimet në rritje nga populizmi dhe ekstremizmi”, thuhet në njoftimin për Kongresin.
Është paraparë që në Kongres të zgjidhet kryesia e re e EPP-së, gjegjësisht kryetari, 10 nënkryetarë, sekretari i përgjithshëm dhe arkëtari.
Përveç kësaj, delegatët e Kongresit duhet edhe të miratojnë edhe 20 rezoluta në tema të ndryshme, prej të cilëve në njërën, e quajtur “Duke u përgjigjur në dimrin demografik”, si bashkëkryesuese paraqitet edhe VMRO-DPMNE. Rezolutat e tjera, kriza me strehimin në Evropë, siguria e ushqimit dhe ujit, gjendjet e jashtëzakonshme klimatike, emigrimi, konkurrenca, represioni sistematik në Venezuelë, gjendja në Ukrainë, Armeni dhe Gjeorgji, “integriteti zgjedhor në Shqipëri, çështja qipriote, liritë fetare në Bjellorusi dhe “nevoja urgjente nga lirimi i të gjitha pengjeve të cilët i mban Hamasi”.
Kandidati i vetëm për kryetar dhe ushtrues aktual i këtij funksioni dhe shef i grupit parlamentar të EPP-së në Parlamentin Evropian, është gjermani Manfred Veber. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s