Kongresi amerikan miratoi draft-ligj për të parandaluar ndërprerjen e punës së qeverisë
- Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan ka miratuar propozim- ligj për financimin e përkohshëm të qeverisë për të parandaluar ndërprerjen e pjesshme të punës të premten në mesnatë.
- Post By Fami Bajrami
- 11:13, 15 nëntor, 2023

Uashington, 15 nëntor 2023 (MIA) - Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan ka miratuar propozim- ligj për financimin e përkohshëm të qeverisë për të parandaluar ndërprerjen e pjesshme të punës të premten në mesnatë.
Propozimi ka pasur mbështetje të gjerë dypartiake- 366 vota pro (209 demokratë dhe 127 republikanë) dhe 95 kundër (93 republikanë dhe dy demokratë).
Vazhdon debati në Senatin, ku masa u përkrah nga liderët demokratë dhe republikanë, por ligji duhet të miratohet nga të dyjat Dhomat e Kongresit para se presidenti Xho Bajden ta nënshkruaj atë. si/
Foto: arkivi i MIA-s