Kongo dhe Ruanda nënshkruan marrëveshje paqësore me ndërmjetësim të SHBA-së
- – Republika Demokratike Kongo dhe Ruanda nënshkruan marrëveshje paqësore, me rol ndërmjetësues të SHBA-së, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit në lindje të Kongos në të cilin humbën jetën mijëra njerëz.
- Post By Fitore Curri
- 11:02, 28 qershor, 2025
Uashington, 28 qershor 2025 (MIA) – Republika Demokratike Kongo dhe Ruanda nënshkruan marrëveshje paqësore, me rol ndërmjetësues të SHBA-së, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit në lindje të Kongos në të cilin humbën jetën mijëra njerëz.
Marrëveshja, sipas Bi-Bi-Si, ka mundësi t’i japë SHBA-së qasje përfituese në burime minerale.
Marrëveshja, e mirëpritur nga presidenti amerikan Donald Tramp, bazohet në një Deklaratë Parimesh të rënë dakord në prill midis dy vendeve, e cila përfshin dispozita për "respektimin e integritetit territorial dhe ndërprerjen e armiqësive" në Kongon lindore pas një ofensive të udhëhequr nga grupi i armatosur M23.
Marrëveshja ishte nënshkruar zyrtarisht dje në një ceremoni në Uashington, në prani të sekretarit shtetëror Marko Rubio dhe homologëve të tij nga Kongo dhe Ruanda.
“Ky është moment i rëndësishëm pas 30 viteve luftë”, tha shefi i diplomacisë amerikane, duke shtuar, megjithatë, “se ende ka shumë për tu bërë”.
Shefi i diplomacisë së Ruandës, Olivie Nduhungihere, deklaroi se marrëveshja bazohet në premtim për ndërprerje defitinitive të mbështetjes shtetërore të grupit FDLR dhe policive të tjera.
“Ky është vetëm fillimi, e jo fundi”, deklaroi ministrja e Kongos Tereza Kaxhikvamba Vagner.
Marrëveshja parashikon "shpërbërjen, çarmatimin dhe integrimin e kushtëzuar të grupeve të armatosura jo-shtetërore", si dhe një "mekanizëm për siguri kolektive".
Konflikti në lindje të Kongos, i cili ka rrënjë në pasojat e gjenocidit në Ruandë në vitin 1994 dhe lufta për burime minerale, eskaloi, siç theksojnë mediat, në konfliktin më të vështirë në rajon nga lufta e cila zhvillohej ndërmjet vitit 1998 dhe 2003.
Nga janari, М23 i pushtoi qytetet kyçe Goma dhe Bukavu, vazhdimisht duke shkaktuar humbje të vështira të armatës së Kongos.
Kombet e Bashkuara, qeveritë perëndimore dhe analistët e pavarur thonë se Ruandën njëherësh e mbështet M23, duke përfshirë edhe furnizim me armë dhe dërgim të ushtarëve.
Ruanda i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se forcat e saj veprojnë në vetëmbrojtje kundër armatës së Kongos dhe policive në lidhje me kryerësit e gjenocidit nga viti 1994. fc/
Foto: X i Rubios