• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konfiskohen 30 mijë euro në vendkalimin kufitar Bogorodicë

Konfiskohen 30 mijë euro në vendkalimin kufitar Bogorodicë

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë parandaluar tentimin për futjen e paligjshme të 30 mijë eurove në vend nga dy shtetas të huaj.

"Me datë 26.07.2024 në vendkalimin kufitar Bogorodicë në orët e mbrëmjes është regjistruar për hyrje në vend një automjet transportues me targa të huaja në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj. Në pyetjen e doganierit nëse kanë diçka për të deklaruar për kontroll doganor, ata janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për të deklaruar dhe se do të shkojnë në një kazino në Gjevgjeli. Mirëpo, gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë udhëtimi në sediljen e pasme, përveç sendeve personale të udhëtarëve, janë gjetur të padeklaruara edhe 40.000 euro për të cilat nuk posedonin asnjë dokument të origjinës", njoftoi sot Drejtoria doganore.

Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarëveve u janë kthyer 10 mijë euro, shumë që nuk janë të obliguar ta raportojnë, ndërsa 30 mijë të tjerat janë mbajtur.

Për kundërvajtjen e kryer Drejtoria doganore ka paraqitur kallëzim përkatës kundërvajtës. sa/

Foto: Drejtoria Doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR