• e martë, 24 dhjetor 2024

Konferencë rajonale e Forumit të grave lidere nga EJL-ja për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion

Konferencë rajonale e Forumit të grave lidere nga EJL-ja për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Konferenca e dytë rajonale e Forumit ttë grave lidere nga EJL-ja për qeverisje të mirë dhe antikorupsion do të mbahet sot në Shkup, me temë "Përforcimi i grave dhe të rinjve në luftën kundër korrupsionit dhe në inkorporimin e të drejtave dhe vlerave themelore evropiane në rajon".

Forumi i grave lidere nga EJL-ja për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion është formuar në mars të këtij viti, me nismë të zëvendëskryeministres të angazhuar për Politika për Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, si dhe me mbështetje të Zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, në ngjjarje do të promovohet publikimi i ro i UN Women - "Gjinia dhe korrupsioni" dhe do të ketë tri panel diskutime tematike, në të cilat do të marrin pjesë perosnalitete emininte nga vendi dhe rajoni. Dy diskutimet e para do t'i moderojë zëvendëskryeministrja Gërkovska, ndërsa të tretin do ta udhëheqë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.

Në panelin e parë "Gratë në gjyqësor - rishikimi i korrupsionit në sistemin juridik" do të marrin pjesë: Mirjana Llazarova-Trajkovska, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut dhe ish-gjyqtare në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut, Ina Rama, gjyqtare në Këshillin e posaçëm të apelit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Lençe Ristovska, prokurore publike dhe prokurorja e parë për lidhje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Eurojust - Agjencia e BE-së për bashkëpunim në fushën e të drejtës penale, Bojana Savoviq, zëvendësprokurore në Prokurorinë e lartë publike në Beograd dhe Jelena Peroviq, drejtoreshë e Agjencisë për parandalimin e korrupsionit në Mal të Zi. 

Në panelin e dytë "Kultivimin i integritetin: Çrrënjosja e korrupsionit në arsim dhe përmes arsimit" do të marrin pjesë: Daliborka Uljareviq, drejtore ekzekutive e Qendrës për edukim qytetar nga Mali i Zi, Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i Grupit për hulumtim të politikave ballkanike nga Kosova, Vladimir Georgievski, përfaqësues i Zyrës për bashkëpunim rinor rajonal-RYCO, Anita Nikollovska, drejtore  ekzekutive e organizatës rinore "Të rinjtë munden" dhe Ardita Seknaj, sekretare e përgjithshme e Dhomës ndërkombëtare të tregtisë së Shqipërisë.

Panelistët në panelin e tretë "Zbulim i korrupsionit përmes prizmën gjinore: Hulumtim i kryqëzimit të (pa)barazisë gjinore dhe integritetit social" do të jenë: Vesna Ivanoviq-Kastared, shefe e Zyrës së UN Women për Maqedoninë e Veriut, Laura Albu, kryetare e Platformës rumune të Lobit evropian të grave dhe anëtare e GREVIO, Desislava Gotskova, udhëheqëse e Sekretariatit të Iniciativës rajonale kundër korrupsionit RAI dhe Natasha Novakoviq, ish-kryetare e Komisionit për parandalimin e konfliktit të interesit në Kroaci. mb/

Foto: Qeveria e RMV

QËNDRONI TË LIDHUR