• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë ministrore për pylltari "Praktika dhe përvoja më të mira në ripërtëritjen e pyjeve“

Konferencë ministrore për pylltari

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Konferenca e paër ministrore për pylltari "Praktika dhe përvoja më të mira në ripërtëritjen e pyjeve“ do të mbahet sot në Shkup.

Nikoqir i konferencës ministrore është ministri Lupço Nikollovski, ndërsa do të marrin pjesë Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Vladimir Jokoviq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Malit të Zi dhe Mirosllav Marinov, zëvendësministër i Bujqësisë dhe ushqimit të Bullgarisë.

Në kuadër të konferencës ministrore, ministrat do të mbajnë tryezë të rrumbullakët ku do të bisedojnë për ripërtëritjen e pyjeve dhe pyllëzimin si strategji për përballje me sfidat nga ndryshimet klimatike në rajonin tonë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR