• e diel, 22 dhjetor 2024

Konatar nga URA: Qeveria e re e pakicës malazeze do të ketë katër nënkryetarë dhe 20 ministri

Konatar nga URA: Qeveria e re e pakicës malazeze do të ketë katër nënkryetarë dhe 20 ministri
Podgoricë, 19 prill 2022 (MIA) - Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, deklaroi sot se qeveria e re malazeze do të ketë katër nënkryetarë dhe 20 ministri. “Do të jenë katër nënkryetarë, të cilët do të jenë edhe ministra resorë të disa prej 20 ministrive që do t'i ketë qeveria e re. Qeveria e re e 43-të do të përbëhet nga partitë e pakicave kombëtare në Mal të Zi, SNP, SDP dhe, natyrisht, Lëvizja qytetare URA", shkroi Konatar në Tuiter. Ai shtoi se Mali i Zi "po del nga kriza politike", transmetoi RTCG. "Është koha për të kaluar drejt pajtimit dhe drejt një të ardhmeje evropiane. Negociatat mund të kenë zgjatur më shumë se ç'duhej, por gjëja më e rëndësishme është që Mali i Zi të ketë qeveri të re evropiane. Kemi shumë punë për të bërë. Do t’ia dalim", ka shkruar Konatar.

QËNDRONI TË LIDHUR