• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komunikacioni ndërkombëtar ajror pothuajse u kthye në nivelin para pandemisë në vitin 2019

Komunikacioni ndërkombëtar ajror pothuajse u kthye në nivelin para pandemisë në vitin 2019

Gjenevë, 12 janar 2024 (MIA) - Kërkesa për transport ajror në botë deri në fund të nëntorit të vitit 2023 tejkaloi 99 për qind të nivelit të para pandemisë në vitin 2019, ndërsa vëllimi i komunikacionit ajror u rrit për 29,7 për qind në nëntor në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2022, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare për Transport Ajror (IATA). 

Komunikacioni ndërkombëtar ajror shënoi rritjen më të madhe në rajonin aziatik -paqësor, për 63, 8 për qind, por progres pozitiv është shënuar në të gjitha rajonet në botë. 

Në Evropë kërkesa për fluturime është rritur për 14,8 për qind në krahasim me nëntorin e vitit 2022. 

"Rimëkëmbja e shpejtë e komunikacionit ajror në botë nga pandemia e koronavirusit tregon se sa mënyrë e rëndësishme e transportit është për njerëzit dhe bizneset", tha drejtori i përgjithshëm i IATA, Uili Uollsh. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR