• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komuna e Gostivarit përpiloi plan për luftimin e korrupsionit

Komuna e Gostivarit përpiloi plan për luftimin e korrupsionit
Gostivar, 3 shkurt 2023 (MIA) - Pas rekomandimeve të qeverisë për miratimin e planit vjetor për vlerësimin e rreziqeve nga korrupsioni te vetëqeverisjet lokale, Komuna e Gostivarit përpiloi Plan vjetor për vlerësim të rreziqeve nga korrupsioni në Komunën e Gostivarit për vitin 2023 dhe së shpejti do të organizojë debat publik për të njëjtin.
 
Komuna e Gostivarit njofton se duke pasur parasysh Ligjin për parandalim të korruspionit dhe konflikt të interesit dhe strategjinë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konflikt interesi 2021 – 2025 të komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, konstatohet fakti se korrupsioni i rrezikon të drejtat që u takojnë qytetarëve, i degradon ligjet dhe e pengon drejtësinë.
 
"Komuna e Gostivarit gjatë vitit 2023 do të fokusohet kah vlerësimi i rreziqeve nga korrupsioni që do të shfrytëzohet si mjet preventiv për identifikimin e faktorëve me rrezik dhe rreziqeve në lidhje me korrupsionin, propozimi i masave adekuate për mënjanimin e tyre dhe sanksionimin e kryerësve me qëllim të përballjes efikase me korrupsionin  në kornizat e institucionit, si përforcimin e integritetit të punësuarve dhe përmirësimi i menaxhimit në Komunën e Gostivarit", theksohet në kumtesë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR