• e enjte, 10 korrik 2025

Kompanitë shqiptare "në krizë" për staf, gjejnë zgjidhje te punëtorët e huaj, më të shumtë janë filipinasit

Kompanitë shqiptare

Tiranë, 19 qershor 2025 (MIA) - Mungesa e stafit i ka drejtuar kompanitë shqiptare, drejt punëtorëve të huaj. Të parët në listë, janë punëtorët nga Filipinet, kryesisht femra, të cilat punojnë në hotele, në restorante buzë detit, në qendra estetike e madje edhe si ndihmë në familjet. 

 “Tek filipinaset jemi fokusuar sepse janë shumë punëtore…  Ne sjellim nga 20-80 persona në muaj. Kontratat zgjasin deri në një vit, por me mundësi rinovimi, nëse të dyja palët janë të kënaqur me njëri tjetrin”, deklaroi sipërmarrësja Xhoana Sita.

Ajo shtoi se kompanitë janë ato të cilat kujdesen për të gjithë procesin, që nga dokumentet, viza, testet mjekësore, trajnimi.

“Fillohet duke bërë disa kandidatura, bëjmë intervistat, i filtrojmë dhe brenda një muaj i gjejmë një punë. Bëjmë dhe disa intervista me klientët dhe kur janë dakord për pagën, qytetin dhe punët dhe fillojmë procesin e vizës, deri në 4-6 javë del viza dhe ato vijnë në Shqipëri”, shtoi Sita.

Profesioni më i vlerësuar është shef kuzhine, paguhet deri në 2500 euro, ndërsa punëtoret sanitare fillojnë me page prej 600 euro. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR