• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kompanitë në SHBA alarmojnë për sulme të mundshme kibernetike

Kompanitë në SHBA alarmojnë për sulme të mundshme kibernetike
Uashington, 16 shkurt 2022 (MIA) - Agjencitë amerikane të sigurisë sot i paralajmëruan kompanitë private në lidhje me sektorin e mbrojtjes për sulme të mundshme kibernetike "të sponsorizuar nga Rusia". Byroja Federale për Hetime, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Infrastrukturore kanë regjistruar tendenca të tilla të paktën nga janari i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2022, thuhet në kumtesën e përbashkët të agjencive amerikane të sigurisë. Siç ishte paralajmëruar, ato sulme vazhdimisht iu kanë mundësuar hakerëve që të marrin informacione të ndjeshme, të paklasifikuara, si dhe teknologji në pronësi të CDC-së. "Informacionet e ofruara sigurojnë njohuri të rëndësishme në kuadrin e zhvillimit dhe afatet kohore për zbatimin e platformave të armëve të SHBA-së, specifikimet e automjeteve dhe infrastrukturën e komunikimit dhe planet e teknologjisë së informacionit," thuhet në deklaratë. Agjencitë u bënë thirrje të gjitha kompanive private të licencuara që të kenë qasje, të marrin ose të ruajnë informacione konfidenciale për të aplikuar kundërmasat e rekomanduara, pavarësisht nëse ka pasur apo jo prova të aktivitetit keqdashës kibernetik. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR