• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kompania "Neuralink" e Ilon Mask mori leje nga FDA për hulumtim të implaneteve të trurit

Kompania

Uashington, 26 maj 2023 (MIA) - Kompania për implante të trurit e Ilon Mask, "Neuralink" dje kumtoi se ka marrë dritë të gjelbër nga Administrata amerikane për ushqim dhe medikamente (FDA) për ta filluar hulumtimin e vet të parë klinik në njerëz.

Mask prej vitit 2029 disa herë parashikoi se kompania e tij për mjete ndihmëse mjekësore do të fillojë me hulumtimin e implaneteve të trurit ndaj personave për mjekim nga sëmundjet e rënda, si paraliza dhe verbëria, ndërsa nga fundi i vitit të kaluar u gjend në ballina kur tha se tashmë është aq i bindur në sigurinë e pajisjes që është i gatshëm ta implantojë tek fëmijët e tij.

Megjithatë, kompania,e themeluar në vitin 2016, deri në fillim të vitit 2022 nuk kërkoi leje nga FDA-ja, ndërsa agjencia e refuzoi kërkesën, deklaruan në mars shtatë të punësuar të mëparshëm dhe tët naishëm, duke shtuar se FDA i ka treguar kompanisë "Neuralink" për disa shqetësime që ajo duhet t'i zgjidhë para se t'i fillojë hulumtimet në njerëz.

Problemet kryesore i përbën bateria e pajisjes prej litiumi, mundësia për migrim të telave të implantit në tru dhe sfida për tërheqje të sigurt të pajisjes pa dëmtime të indeve të trurit.

Miratimi i djeshëm nga FDA vjen në momentin kur ligjvënësit amerikanë u bëjnë thirrje rregullatorëve të hulumtojnë nëse përbërja e panelit që e mbikëqyrë testimin tek kafshët në "Neuralink" ka kontribuuar për eksperimente të përshpejtuara dhe të gabuara, ndërsa kompania edhe paraprakisht ishte lëndë e hetimeve federale.

Në një "cicërimë" dje, "Neuralink" kumtoi se ende nuk është e hapur për hulumtime klinike.

"Ky është rezultat i punës së palodhshme të ekipit të 'Neuralink', në bashkëpunim të ngushtë me FDA-në, dhe është hap i parë i rëndësishëm që një ditë do t'i mundësojë teknologjisë sonë t'u ndihmojë shumë njerëzve", kumtoi kompania dje në Tuiter.

FDA tnai për tani nuk doli me koment të vetin, transmetojnë mediumet britanike. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR