Kompania kineze "PetroKina" bleu terminal për gaz të lëngshëm në Roterdam
- Kompania kineze për tregti me naftë dhe gaz "PetroKina Internacional" (PetroChina International) sot kumtoi se ka marrë me qira për 20 vite një terminal për gaz të lëngshëm në portin e Roterdamit.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:24, 26 maj, 2023

Roterdam, 26 maj 2023 (MIA) - Kompania kineze për tregti me naftë dhe gaz "PetroKina Internacional" (PetroChina International) sot kumtoi se ka marrë me qira për 20 vite një terminal për gaz të lëngshëm në portin e Roterdamit.
Kapaciteti i terminalit është dy miliardë metra kub, ndërsa kompania kineze në tender publik siguroi koncesion 20-vjeçar.
"PetroKina" pret që terminali të fillojë me punë në vitin 2026, ceket në kumtesën në rrjetin social ViÇet (Wechat).
Kjo është marrëveshja e parë e kësaj kompanie për marrje afatgjate me qira të terminalit për gaz të lëngshëm (LNG) në Evropë.
"PetroKina Internacional" është filial i kompanisë shtetërore kineze për naftë dhe gaz CNPC dhe importuesi më i madh i gazit në Kinë. ab/