• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kompania japoneze logoja e së cilës kinse ka qenë në pajisjet të cilat shpërthyen ka ndaluar së prodhuari ato që para 10 viteve

Kompania japoneze logoja e së cilës kinse ka qenë në pajisjet të cilat shpërthyen ka ndaluar së prodhuari ato që para 10 viteve

Tokio, 19 shtator 2024 (MIA) - Firma japoneze Ikom kumtoi se para rreth 10 viteve ndaloi prodhimin e një modeli të uoki-toki që supozohet se ishte përdorur në shpërthimet e fundit në Liban.

"IC-V82 është një radio dore e cila është prodhuar dhe eksportuar, duke përfshirë dhe Lindjen e Afërt, nga viti 2004 deri në tetor të vitit 2014. Ajo u ndërpre para rreth 10 viteve dhe që atëherë nuk është furnizuar nga kompania jonë", bën të ditur kompania në një deklaratë.

Prodhuesi japonez i pajisjeve radio thotë se po heton raportet se në Liban kanë shpërthyer pajisjet e komunikimit me logon e saj.

Pajisjet uoki-toi që janë përdorur nga Hezbollahu shpërthyen në të gjithë Libanin jugor, pas shpërthimeve të ngjashme me pejxher një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë së Libanit kumtoi se të paktën 20 persona u vranë, ndërsa më shumë se 450 janë plagosur në shpërthimet e fundit të pajisjeve të komunikimit në të gjithë Libanin.

Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovaç, madje tha se kompania e lidhur me pejxherët të cilat shpërthyen, ndërsa përdoreshin nga anëtarët e Hezbollahut në Liban, nuk ka loakcion prodhimi në Hungari.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë e cila kërkon që Izraeli t'i japë fund pranisë së saj në territorin e pushtuar palestinez në afat prej 12 muajve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR