• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kompania Chips Way: Patatina është shkatërruar, ishte e dedikuar për një klient në Kroaci

Kompania Chips Way: Patatina është shkatërruar, ishte e dedikuar për një klient në Kroaci

Beograd, 4 gusht 2023 (MIA) - Kompania serbe - Chips Way - Çaçak, sot njoftoi se e gjithë dërgesa e patatinave të tyre me shije të specit, e cila ishte dërguar në një kompani në Kroaci, është shkatërruar si masë e kujdesit sepse analiza ka treguar se niveli i substancës kancerogjene akrilamid është më i lartë se i lejuar. 

Kompania në kumtesë bën të ditur se informacioni për dërgesën e 33 paletave të patatinave me shije të specit në paketime prej 150 gramë nga klienti i saj, kompania Plodinë, e ka marrë më 28 korrik. 

"Menjëherë pasi pranuam informacionin, kontaktuam me klientin, duke e njoftuar se e gjithë dërgesa do të shkatërrohet si masë e kujdesit dhe se mall si zëvendësim do të dërgohet sa më shpejtë që është e mundur. Dërgesa e rregullt tashmë filloi këtë javë. Ta keni parasysh se ky produkt është i dedikuar vetëm si brend për tregun kroat, për një blerës", bëhet e ditur në kumtesë. 

Kompania deklaroi se po bën analiza të rregullta të produkteve të tyre, si dhe se në vazhdimësi është mjet i kontrollit të organeve kompetente. 

Sistemi evropian për paralajmërim të shpejtë (RASFF) më parë publikoi se nivel i lartë i akrilamidit është gjetur në patatinat me shije të specit të prodhuara në Serbi, ndërsa inspektorati shtetëror kroat konfirmoi se ai është prodhuesi  Chips Way. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR