• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka vizituar gjithsej 1.500 robër lufte rusë dhe ukrainas

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka vizituar gjithsej 1.500 robër lufte rusë dhe ukrainas

Gjenevë, 14 qershor 2023 (MIA) – Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) sot njoftoi se ka vizituar 1.500 robër lufte rusë dhe ukrainas.

Organizata me seli në Gjenevë vazhdimisht është kritikuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski se nuk ka bër mjaftueshëm që të marrë qasje deri te robërit ushtarakë që imban Rusia. 

 KNKK e theksoi rëndësinë e këtij misioni, i cili jep mundësi të kontrollohen kushtet e paraburgimit, të ofrohet mbështetje, ndërsa ndonjëherë edhe libra apo materiale higjienike. Gjithashtu është e rëndësishme të transmetohen informacione mes robërve të luftës dhe familjeve të tyre.

 KNKK-ja dhe partnerët e saj deri më tani kanë dërguar rreth 2.500 mesazhe private midis të burgosurve të luftës dhe familjeve të tyre dhe kanë ndihmuar në sigurimin e rreth 5.500 familjeve t'u sigurohen informacione për fatin e të afërmive të tyre të përfshirë në konflikt. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR