• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni në Senatin amerikan ka miratuar propozim-ligj për konfiskimin e pasurisë ruse

Komisioni në Senatin amerikan ka miratuar propozim-ligj për konfiskimin e pasurisë ruse

Uashington, 25 janar 2024 (MIA) - Komiteti i Punëve të Jashtme në Senatin amerikan ka miratuar draft-ligj me të cilin hapet mundësia për konfiskimin e pasurisë ruse në SHBA dhe dorëzimin e atyre parave Ukrainës për financim të rikonstruimit nga shkatërrimi i luftës. 

Në votimin në komisionin e senatit, 20 anëtarë votuan "për" dhe një kundër, ndërsa nëse ai propozim-ligj miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nga Senati, ndërsa nënshkruhet nga presidenti amerikan, do të hapet rruga për konfiskimin e pasurisë ruse në SHBA. 

Senatori Ben Kardin, kryetar i komisionit për punë të jashtme nga radhët e Partisë Demokratike, shprehu optimizëm se ky propozim do të bëhet ligj dhe shtoi se edhe demokratët dhe republikanët "e mbështesin gjerësisht atë". 

Pas shpërthimit të konfliktit dhe pushtimit rus në Ukrainë në vitin 2022, BE-ja, SHBA-ja, Japonia dhe Kanadaja ngrinë rreth 300 miliardë dollarë mjete në pronësi të bankës qendrore ruse, por vetëm rreth pesë deri gjashtë miliardë dollarë nga ato janë në SHBA, përderisa pjesa më e madhe e parave në Evropë, në Eurokliar (Euroclear), depozit qendror për letra me vlerë i locuar në Belgjikë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR