• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni i Dhomës përfaqësuese: Për tentimin për atentat ndaj Trampit fajtor është Shërbimi sekret, jo policia lokale

Komisioni i Dhomës përfaqësuese: Për tentimin për atentat ndaj Trampit fajtor është Shërbimi sekret, jo policia lokale

Uashington, 26 shtator 2024 (MIA) - Anëtarët e komisionit dypartiak të Dhomës përfaqësuese të SHBA-së të cilët hulumtojnë tentativën për atentatin ndaj ish presidentit amerikan dhe kandidatit republikan për president Donald Tramp propozuan gjatë seancës së tyre të parë sot se dështimet që çuan në mundësinë e sulmuesit të hapte zjarr ndaj Trampit është rezultat i dështimit të punës së shërbimit Sekret amerikan, ndërsa jo i policisë lokale.

Në fjalimin e tij të jashtëzakonshëm, bashkëkryetari i Komitetit Majk Kelli, republikan i Pensilvanisë, fajësoi dështimin e Shërbimit sekret i cili lejoi të armatosurin Tomas Majkll Kruks të ngjitej në çatinë e një ndërtese pranë dhe të hapte zjarr ndaj Trampit.

Trampi u plagos, ndërsa një person i cili mori pjesë në tubim me familjen e tij u vra në mitingun partiak. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR