• e enjte, 06 mars 2025

Komisioni Evropian propozon fond prej 800 miliardë euro për investime në mbrojtje (PLT)

Komisioni Evropian propozon fond prej 800 miliardë euro për investime në mbrojtje (PLT)

Bruksel, 4 mars 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon de Lajen, sot propozoi fond të ri që do mund të mobilizojë afro 800 miliardë euro (841.5 miliardë dollarë) për investime në mbrojtje në Bashkimin Evropian, përfshirë ndihmën ushtarake për Ukrainën, raporton DPA.

Në konferencën për mediat në Bruksel, ajo tha se plani për të "riarmatosur Evropën" mund të mobilizojë rreth 800 miliardë euro (841.4 miliardë dollarë) për një Evropë të sigurt dhe elastike.

Fon der Lajen theksoi nevojën për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Evropës pas samitit në Londër ku liderët evropianë u mblodhën për bisedimet për Ukrainën.

Komisioni Evropian propozoi një huazim të ri të përbashkët të BE-së prej 150 miliardë euro për t'u dhënë hua qeverive të BE-së për mbrojtje, si pjesë e një tentimi të përgjithshëm financiar prej 800 miliardë euro për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Evropës.

Huamarrja e re e përbashkët prej 150 miliardë euro synon të ndërtojë aftësi pan-evropiane si mbrojtja ajrore dhe raketore, sistemet e artilerisë, raketat dhe municionet, dronët dhe sistemet anti-drone, ose për të adresuar nevoja të tjera nga mobiliteti kibernetik në atë ushtarake, njoftoi Komisioni.

"Kjo do t'i ndihmojë shtetet anëtare të grumbullojnë kërkesën dhe të blejnë së bashku. Kjo do të zvogëlojë kostot, do të zvogëlojë fragmentimin, do të rrisë ndërveprueshmërinë dhe do të forcojë bazën tonë industriale të mbrojtjes", tha kryetarja e Komisionit, Ursula fon der Lajen. 

Liderët e BE-së do të diskutojnë për këtë propozim në një samit të posaçëm kushtuar shpenzimeve të mbrojtjes të enjten.

Komisioni, gjithashtu, propozoi heqjen e kufijve të vendosur me rregullat e BE-së për shpenzimet e qeverisë në rastin e investimeve në mbrojtje.

Komisioni, gjithashtu, propozoi që vendet e BE-së të mund të përdorin paratë që marrin nga buxheti i BE-së për qëllime të mbrojtjes për të barazuar standardet e jetesës në të gjithë Evropën.

Të gjithë këta elemente mund të ofrojnë deri në 800 miliardë euro për qeveritë e BE-së për shpenzime në projektet e mbrojtjes.

"Evropa është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj. Evropa mund të mobilizojë rreth 800 miliardë euro për një Evropë të sigurt dhe elastike. Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë të NATO-s. Ky është një moment për Evropën. Dhe ne jemi të gatshëm të forcohemi", theksoi kryetarja e Komisionit Evropian. qa/

Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR