• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Komisioni Evropian përshpejton ndryshimin e rregullave të azilit

Komisioni Evropian përshpejton ndryshimin e rregullave të azilit

Bruksel, 25 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni Evropian po përgatit ndryshime në rregullat për marrjen e azilit në BE të cilat do t'i prezantojë në mars, në vend të siç ishte planifikuar më parë në qershor, thuhet në portalin "Euraktiv" të Brukselit bazuar në dokumentin në të cilin kishte kontroll.

Risia kryesore në propozim është ndryshim i konceptit të vendit të tretë të sigurt, në bazë të së cilës azilkërkuesit mund të dërgohen në një vend ku do të ishin të sigurt, në vend që të qëndrojnë në vendin në të cilin kanë aplikuar për statusin e azilit.

Koncepti për vendin e tretë të sigurt tani definohet në Direktivën për procedurat e azilit i cili së fundmi është ndryshuar në bazë të Rregullores së procedurës së azilit, miratuar vitin e kaluar si pjesë e Paktit të ri të migracionit, zbatimi i të cilit do të fillojë në mesin e vitit 2026.

Sipa dokumenteve në të cilin ka pasur kontroll "Euraktiv", Komisioni për momentin po shqyrton ndryshime të rëndësishme në kërkesën për kyçje dhe procedurën e ankimimit për aplikimet e refuzuara.

Në pjesën për kërkesat e ndërlidhjes, propozohet një ndryshim i rregullit që duhet të ketë njëfarë lidhje midis azilkërkuesit dhe vendit të tretë të sigurt në të cilin ai do të dërgohet. Me ndryshimet e propozuara, aplikanti mund të deportohet në një vend me të cilin nuk ka asnjë lidhje apo njohje.

Analistja në lidhje me Qendrën për politikat evropiane, Helena Han, beson se pas një ndryshimi të tillë ka të ngjarë të pasojë zgjerimi i listës së vendeve të konsideruara të sigurta, gjë që mund të rezultojë në transferimin e disa azilkërkuesve në vende me standarde joadekuate të azilit sipas ligjit ndërkombëtar dhe të drejtës së  BE-së.

Gjithashtu, sipas saj, nëse një azilkërkues nuk ka lidhje apo afërsi me vendin ku do të dërgohet, kjo mund të përbëjë pengesë për integrimin e tij në shoqërinë atje, si dhe të rrisë rrezikun e lëvizjeve të mëtejshme dytësore.

Për shkak të frikës së tillë, amendamentet e propozuara parashikojnë gjithashtu një variant ku azilkërkuesit do të transferohen vetëm në vendet me të cilat ata kanë "afërsi kulturore", siç është përkatësia në një fe që është dominuese ose domethënëse në atë vend ose njohja e gjuhës vendase, ose që kanë banuar më parë atje ose kanë kaluar transit nëpër të. qa/

Foto: arkivi i i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR