Komisioni Evropian ka hapur një laborator të sigurisë kufitare
- Qendra e përbashkët hulumtuese (JRC) e Komisionit Evropian sot në qytetin belg Hel hapi një Laborator për siguri kufitare, e cila është mendur si rrjet për bashkëpunim të agjencive për zbatimin e ligjeve në BE.
- Post By Sara Ademi
- 13:49, 10 prill, 2025

Bruksel, 10 prill 2025 (MIA) - Qendra e përbashkët hulumtuese (JRC) e Komisionit Evropian sot në qytetin belg Hel hapi një Laborator për siguri kufitare, e cila është mendur si rrjet për bashkëpunim të agjencive për zbatimin e ligjeve në BE.
Institucioni i ri do t'i lidhë laboratorët e përhershëm të JRC-së, si dhe ato për zbulimin e gjurmëve të eksplozivëve, për siguri ajrore, për narkotikë, për nanobioteknologjinë dhe dronët, me detyrën e zhvillimit dhe testimit të teknologjive të reja për menaxhimin e kufirit dhe ofrimin e trajnimeve për oficerët e sigurisë kufitare.
Laboratori i Sigurisë Kufitare është parashikuar të bashkëpunojë edhe me Fronteksin, Europolin, Agjencinë Evropiane të Barnave, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, si dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.
Me rastin e hapjes së Laboratorit, komisarja për start-ape, hulumtime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva tha se nevojitet gjetja e zgjidhjes stabile të sigurisë për zgjidhjet e lidhura inovative kufitare.
"Me testimin e teknologjive të reja, Laboratori për siguri kufitare i JRC-së do të zbatojë kërkime të udhëhequra nga nevoja për sigurimin e menaxhimit efikas me kufijtë e jashtëm dhe zonën e Shengenit", shtoi Zaharieva. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s