Komisioni Evropian i ka ndryshuar rregullat për sasinë e lejuar të arsenit në ushqim
- Komisioni Evropian sot ka miratuar rregulla të reja, të cilat përshkruajnë sasi më të vogla të lejuara të arsenit në prodhimet ushqimore, që është hap në zbatimin e planit evropian për luftë kundër kancerit me kufizimin ose eliminimin e kimikaleve kancerogjene në ushqim.
- Post By Besnik Shuki
- 19:58, 3 mars, 2023
Bruksel, 3 mars 2023 (MIA) - Komisioni Evropian sot ka miratuar rregulla të reja, të cilat përshkruajnë sasi më të vogla të lejuara të arsenit në prodhimet ushqimore, që është hap në zbatimin e planit evropian për luftë kundër kancerit me kufizimin ose eliminimin e kimikaleve kancerogjene në ushqim.
"Sot ndërmarrim masa shtesë për zvogëlim të mëtejshëm të rrezikut nga eksponimi i ndotësve kancerogjenë nga sinxhiri i ynë i ushqimit. Qytetarët tanë dëshirojnë të jenë të sigurtë se ushqimi që e konsumojnë është i sigurt, ndërsa rregullat e reja janë edhe një dëshmi se standardet për siguri të ushqimit në BE mbeten më të larta në botë", tha komisarja për shëndet dhe siguri të ushqimit, Stela Kirijakides.
Me rregullat e reja zvogëlohet koncetrimi i lejuar i arsenit joorganik në orizin e bardhë dhe vendosin vlera të reja të kufizuara për arsen në prodhimet ushqimore në bazë të orizit, ushqimit për foshnja, ushqimit për fëmijë, lëngjeve nga pema dhe kripa.
Sasitë e tashme të lejuara maksimale të arsenit në prodhimet udhqimore janë konfirmuar në vitin 2015 në bazë të mendimit të Agjencisë evropiane për siguri të ushqimit (EFSA), e cila njofton se arseni joorganik mund të shkaktojë kancer në lëkurë, fshikëz dhe mushkëri.
Arseni është ndotës i madh, që paraqitet edhe përmes rrugës natyrore edhe si rezultat i aktivitetet njerëzor. Ky metaloid paraqitet në forma të ndryshme joorganike dhe organike. bsh/