Komisioni evropian "Fon der Lajen 2" e merr detyrën
- Komisioni i ri evropian i Ursulla fon der Lajenit sot zyrtarisht e merr detyrën, me çka fillon të rrjedhë mandati i tij pesëvjeçar.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:25, 1 dhjetor, 2024
Bruksel, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Komisioni i ri evropian i Ursulla fon der Lajenit sot zyrtarisht e merr detyrën, me çka fillon të rrjedhë mandati i tij pesëvjeçar.
Komisioni formalisht u emërua nga ana e Këshillit të BE-së të enjten me mandat për periudhën prej 1 dhjetorit 2024 deri më 31 dhjetor të vitit 2029, pasi që një ditë më parë ai ishte miratuar nga Parlamenti evropian me 370 vota "për", 282 "kundër" dhe 36 "të përmbajtur".
Eurokomisionin e përbëjnë 27 anëtarë - nga një nga secili vend-anëtar i BE-së - kryetarja, gjashtë nënkryetarë dhe 20 eurokomsiarë dhe atë:
1. Ursulla fon der Lajen (Gjermani) – kryetare;
2. Kaja Kallas (Estoni) – nënkryetare ekzekutive dhe përfaqësuese e lartë e Unionit për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë;
3. Rafaele Fito (Itali) – nënkryetar ekzekutiv për kohezion dhe reforma dhe eurokomisar për politikë kohezive, zhvillim rajonal dhe qytete;
4. Roksana Manzatu (Rumani) – nënkryetare ekzekutive për njerëzit, shkathtësi dhe gatishmëri dhe eurokomisare për shkathtësi, arsim, kulturë, vende cilësore të punës dhe të drejta sociale;
5. Hena Maria Virkunen (Finlandë) – nënkryetare ekzekutive për sovranitet teknologjik, siguri dhe demokraci dhe eurokomisare për teknologji digjitale;
6. Stefan Sezhurne (Francë) – nënkryetar ekzekutiv për prosperitet dhe strategji industriale dhe eurokomisar për industri, ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe treg të vetëm;
7. Tereza Ribera Rodrigez (Spanjë) – nënkryetare ekzekutive e tranzicionit të pastër, të drejtë dhe konkurrues dhe eurokomisare për politikë të konkurrencës,
8. Magnus Bruner (Austri) – eurokomisar për punë të brendshme dhe emigracion;
9. Haxha Labib (Belgjikë) – eurokomisare për gatishmërinë, përbaëljen me kriza dhe barazi;
10. Ekaterina Gepeva-Zaharieva (Bullgari) – eurokomisare për start-ape, hulumtim dhe inovacione;
11. Apostolos Xixikostas (Greqi) – eurkomisar për transport dhe turizëm;
12. Den Jorgensen (Danimarkë) – eurkomisar për enegji dhe turizëm;
13. Majkëll Mekgrat (Irlandë) – eurkomisar për demokraci, drejtësi dhe sundim të së drejtës;
14. Kostaas Kadis (Qipro) – eurkomisar për peshkatari dhe oqeane;
15. Valdis Dombrovskis (Letoni) – eurkomisar për ekonomi, produktivitet, implementim dhe thjeshtëzim;
16. Andrius Kubilisius (Lituani) – eurkomisar për mbrojtje dhe Gjithësi;
17. Kristof Hansen (Luksemburg) – eurkomisar për bujqësi dhe ushqim;
18. Glen Mikalef (Maltë) – eurkomisar për barazi mes gjeneratave, kulturë, rini dhe sport;
19. Pjotr Arkadiush Serafin (Poloni) – eurkomisar për buxhet, luftë kundër mashtrimeve dhe administratës publike;
20. Marosh Shefçoviç Шефчович (Sllovaki) – eurkomisar për tregti, siguri ekonomike, marrëdhënie ndërinstitucionale dhe transparencë;
21. Marta Kos (Slloveni) – eurkomisare për zgjerim;
22. Oliver Varheji (Hungari) – eurkomisar për shëndet dhe miqrëqenie të kafshëve;
23. Vopke Bastian Hukstra (Holandë) – eurkomisar për klimë, zero emetime dhe rritje të pastër;
24. Dubravska Shuica (Kroaci) – eurkomisare për Mesdheun;
25. Jozef Sikela (Çeki) – eurkomisar për partneritete ndërkombëtare;
26. Maria Luish Kazanova Morgado Diash de Albukerki (Portugali) – eurkomisare për shërbime financiare, kursim dhe investime; dhe
27. Jesika Rozvol (Suedi) – eurkomisare për mjedis jetësor, rezistencë të ujërave dhe ekonomi qarkulluese.
Komisioni i ri ka 11 gra dhe 16 burra. Sipas proviniencës politike, 14 u takojnë partive anëtare të Partisë popullore evropiane (EPP), nga katër nga Aleanca progresive e socialistëve dhe demorkatëve (SD) dhe Blloku liberal Ta ripërtërijmë Evropën, një nga Alea]nca Konservatorët evropianë dhe reformistët (ECR), ndërsa katër nuk janë anëtarë të asnjë partie.
Gjatë prezantimit të kandidatëve prë anëtarë të Kolexhit të komisarëve, Fon der Lajen paralajmëroi se nisma e parë e madhe e Komisionit të ri do të jetë "Kompasi për konkurrencë", që do të bazohet në tre shtylla - zvogëlim të hendekut me inovacionet me SHBA-në dhe Kinën, më pas dekarbonizimi dhe përforcimi i konkurrencës, si dhe rritja e sigurisë dhe ulja e varshmërisë.
Ajo porositi se lufta për liri "na lidhë si evropianë" dhe është shkak për krijimin e Bashkimit Evropian, ndërkaq sot bëhet forca e saj shtytëse më shumë se kurdo herë.
Sipas saj, i tërë Kolexhi i komisarëve do të jetë i përkushtuar ndaj konkurrencës dhe prëforcimit të sovranitetit teknologjik, sigurisë dhe demokracisë dhe ndërtimit të një ekonomie qarkulluese, konkurrente, të dekarbonizuar me tranzicion të drejtë prë të gjithë, si dhe dizajnim të një strategjie të guximshme industriale me inovacione dhe investime, prëforcim të kohezionit evropian dhe rajone dhe mbështetje të njerëzve, ashkthtësive dhe modelit social evropian.
Ajo potencoi se secili anëtar i KE-së është i barabartë dhe secili komisar ka përgjegjësi të njejtë për t'i përmbushur prioritetet e parashtruara, por edhe se të gjithë ata duhet të punojnë së bashku. ab/
Foto: МIА Arkivi